Zhbogar pret që zgjedhjet do të na nxjerrin nga kriza politike

Maqedonia

Zhbogar pret që zgjedhjet do të na nxjerrin nga kriza politike

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 15:37
Samuel Zhbogar

Ambasadori i ri i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar beson se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 dhjetor dhe do të ndikojnë në kapërcimin e ngërçit politikë në vend.

Në një intervistë për Alsat M, Zhbogar tha se në këtë drejtim sheh angazhim tek liderët politikë. “Do të thosha se kemi marrëveshje. Të gjithë liderët politik u pajtuan se u zbatua gjithçka që u desh të zbatohet për zgjedhjet. Në bisedime me ato, ndjejë se të gjithë duan të shkojnë në zgjedhje. Ne shpresojmë të jetë kështu. Fokusi jonë në fillim është të kemi zgjedhje të mira, sepse shumëçka varet nga zgjedhjet e mira brenda shtetit dhe poashtu në marrëdhëniet me ne”, tha Samuel Zhbogar, ambasadori i ri i BE-së.

Në pritje të prononcimit të Gjykatës Kushtetuese për Prokurorinë Speciale, Zhbogar tha se nuk dëshiron të spekulojë cili do të jetë vendimi. Megjithatë ai porositi që Specialja të vazhdojë me punën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat