Veljanoski takohet me kryetarin e Parlamentit të KE-së Agramunt

Maqedonia

Veljanoski takohet me kryetarin e Parlamentit të KE-së Agramunt

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 15:14
Trajko Veljanovski, Pedro Agramunt

Në kuadër të Konferencës evropiane të kryetarëve të parlamenteve që mbahet në Strasburg, Francë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski sot u takua me nikoqirin e Konferencës, kryetarin e Parlamentit të Këshillit të Evropës, Pedro Agramunt.

Veljanovski, siç njoftoi Kabineti i tij, ka shprehur kënaqësinë nga takimi i sotëm ku ka pasur mundësinë të bisedojë për ngjarjet aktuale në Maqedoni dhe në Evropë.

“Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se të gjitha sfidat mund të tejkalohen me qasje të qetë dhe me dialog, me qëllim të mirëqenies për të gjithë qytetarët dhe një ardhmëri më të mirë për vendin. Me këtë rast, Veljanovski ka falënderuar për politikën parimore të Këshillit të Evropës ndaj Republikës së Maqedonisë dhe për mbështetjen e vazhdueshme që vendi jonë e merr nga ana e tyre. Kryetari Agramunt u falënderua për pjesëmarrjen e kryetarit Veljanovski në Konferencë dhe theksoi se me rëndësi është bashkëpunimi i Republikës së Maqedonisë me të gjitha trupat e Këshillit të Evropës. Ai shprehu interesim që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë dhe të realizojë takime ku do të njoftohet më afër me gjendjen në vend”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Kabineti i Veljanovskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat