Strumica flet shqip?

Maqedonia

Strumica flet shqip?

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 15:41
Zoran Zaev

 

Ditë më parë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev paralajmëroi se gjuha shqipe mund të zyrtarizohet për tërë territorin e Maqedonisë. Deklarimi i tij ndjalli një sërë reagimesh kundër tij.

Gazetari kontraverz Milenko Nedellkovski e sulmoi Zaevin duke thënë se i ka harruar të gjithë viktimat e vitit 2001. Kritika ndaj tij u adresuan edhe nga deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski i cili tha se ”dygjuhësia do të thotë dykombësi, dykushtetueshmëri, dyshtetësi”, ndërkaq ideja e Zaevit u kundërshtua edhe nga Aleksandër Gjorgjiev, zëdhënës i qeverisë.

Megjithatë, në manifestimin për Javën Evropiane të Lëvizshmërisë që u organizua edhe në qytetin e Strumicës, ku qytetarët dolën me biçikleta, organizatorët kishin vendosur një afishe ku shkruhej edhe në gjuhën shqipe, ndonëse shqipja e përdorur lë për të dëshiruar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat