Dodeva: Beteja me kancerin e gjirit nuk duhet t’u lihet vetëm grave

Maqedonia

Dodeva: Beteja me kancerin e gjirit nuk duhet t’u lihet vetëm grave

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 16:21
Bilijana Dodeva

“Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet malinje që ndodhin në gratë, dhe mesatarisht ndodh në një nga nëntë gra. Nëse zbulohet me kohë ka mundësi për të trajtuar me sukses. Prandaj parandalimi është më e rëndësishme, dhe për këtë arsye i inkurajojmë të gjitha gratë, sidomos ato që bien në kategori të rrezikut për të bërë kontrolle të rregullta te mjekët e tyre dhe të përmbahen këshillave të mjekëve”, theksoi anëtarja e Komisionit për Shëndetësi në LSDM, Biljana Dodeva.

Ajo tha se gratë me kancer nuk duhet lënë vetëm dhe se meritojnë gjithë mbështetjen e shoqërisë në betejën e tyre dhe meritojnë shërbime cilësore shëndetësore që do të çojnë në trajtim të suksesshëm ose për të zbutur pasojat e kësaj sëmundjeje.

“Edhe pse kjo sëmundje është shumë e shpeshtë, shumë pak dihet në lidhje me shkaqet dhe pasojat e kësaj sëmundjeje. Prandaj ne duhet vazhdimisht të punojmë në ngritjen e vetëdijes së kësaj sëmundjeje, si dhe për të gjitha sëmundje të tjera malinje. Së bashku ne të bashkuar mundemi të ndihmojmë në parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Beteja me kancerin e gjirit nuk duhet t’u lihet vetëm grave. Në këtë betejë duhet të përfshihet e gjithë shoqëri. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u marrë me sfidat e kësaj sëmundjeje”, tha Dodeva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat