"Deputetët e VMRO-së dhe BDI-së mbrojnë krimin dhe kriminelët"

Maqedonia

"Deputetët e VMRO-së dhe BDI-së mbrojnë krimin dhe kriminelët"

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 14:47
Petre Shilegov

Vetëm Nikolla Greuvski dhe VMRO – DPMNE-ja, frikësohen nga Prokuroria Speciale dhe për atë refuzojnë të votojnë për ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ata nuk duan që PSP fuqishëm t’i mbarojë hetimet”, tha në konferencë për shtyp zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Ai shtoi se deputetët u bënë ndihmës të krimit të cilin po e ndjek PSP, ndërsa votimi alibi i BDI-së, edhe këtë parti e vendos në të njëjtën kategori.

“Për tejkalimin e krizës, nuk duhet që të iket nga përballja me drejtësinë. PSP është pjesë kyçe për dalje nga kriza politike. Se Parlamenti është jolegjitim, ne atë e konstatojmë që moti dhe ajo nuk është diçka e re. Kthimi ynë në Kuvend ishte që të tejkalohet kriza politike. Nëse do të kishte interes tek ata do të mundej të gjendej marrëveshje. Pakënaqësia e VMRO – DPMNE-së prej prokurorit special është se ata kanë çfarë të fshehin. 'Mbajeni vjedhësin', është sintagmë me të cilët prej vitesh funksionon VMRO–DPMNE-ja. Nëse janë të pastër dhe qëndrojnë në fjalën që e kanë dhënë, pse nuk votuan për këto propozim-ligje”, tha Shilegov.

Ai gjithashtu potencoi se BDI dhe VMRO–DPMNE-ja, merren vesh për gjithçka, përveç për listat zgjedhore, gjë që, sipas tij, është vetëm një blof politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat