Prokuroria në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për ”ryshfet”

Maqedonia

Prokuroria në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për ”ryshfet”

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 16:18
Ilustrim

Prokuroria themelore publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, si të dyshuar të lëndës ”Erasmus”, në lidhje me arrestimet në Fakultetin ekonomik të Universitetit Kirili dhe Metodi.

Të dyshuarit akuzohen se gjatë periudhës 2015 – 2016, duke shfrytëzuar pozitën e tyre, kanë kryer vepra penale. B. Sh dhe S. R akuzohen për verpën penale të ”ryshfetit”; D. J akuzohet për ”ryshfet dhe pranim dhurate për ndikim të paligjshëm; L. J dhe S. D akuzohen për ”keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave”.

Në akutë është përfshirë edhe personi D. D, për tre vepra penale të ”ryshfetit”, ndërkaq ndaj personit T. F është ndërprerë procedura hetimore, në mungesë dëshmishë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat