Zoran Zaev bën thirrje zyrtare për protestë më 11 tetor

Maqedonia

Zoran Zaev bën thirrje zyrtare për protestë më 11 tetor

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 16:56
Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë në marshin protestues të 11 tetorit.

Ai i bëri thirrje sektorit civil, partive dhe intelektualëve që t’i bashkohen kësaj proteste për të filluar ndryshimet rrënjësore në Maqedoni dhe për të luftuar regjimin, e për të sjell demokracinë.

“Ju ftojmë më 11 tetor, të gjithë së bashku të unifikohemi për mesazh lirie. Aksioni qytetar vazhdon. Ne, qytetarët bëmë lidhje, do ta kthejmë jetën, do ta kthejmë lirinë. 11 tetori është simbol i betejës për liri, për mosbindje qytetare, kryengritje qytetare, për fitore. Për këtë arsye edhe marshi do të realizohet në këtë datë. Do të marshojmë për luftën kundër varfërisë, për rroga më të larta, për vende pune, për të rinjtë të cilët duan të mbeten në atdheun e tyre. Marshojmë për drejtësi dhe të drejta, për unifikim, marshojmë për zërin e qytetar”., tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat