Lëvizja BESA: Shkolla e Nerezit të epërm është pasqyrim i zymtë i qeverisë VRMO – BDI

Maqedonia

Lëvizja BESA: Shkolla e Nerezit të epërm është pasqyrim i zymtë i qeverisë VRMO – BDI

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 13:30
Lëvizja BESA

Vetëm disa metra larg proejktit megaloman të Qeverisë VMRO – BDI “Makedonsko Etno Sello” gjendet shkolla fillore e Nerezit të Epërm. Kushtet në të cilat mësojnë nxënësit janë si në kohën e gurit falë neglizhencës të VRMO – BDI, e sidomos për shkak të impotencës të subjektit shqiptar, BDI që udhëheq me ministrinë e Arsimit qe disa mandate.

Lëvizja BESA disa herë e ka ritheksuar se e ka prioritare çështjen e arsimit si një nga shtyllat kryesore të një populli. Për BESËN janë shumë me rëndësi reformat në arsim, siç do të ishte në këtë rast sigurimi i buxhetit që do t’u mundësonte edhe fëmijëve shqiptarë – kushte të mira për edukimin dhe arsimimin e tyre. Dhe këto probleme pas 11 dhjetorit do të marrin fund, pasi Lëvizja BESA po parasheh në programin e saj zgjidhjen e këtyre problemeve elementare me të cilat po përballet shoqëria shqiptare në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat