Në Maqedoni prezantohen ”veturat e mençura policore”

Maqedonia

Në Maqedoni prezantohen ”veturat e mençura policore”

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 21:03
Ilustrim

Me sistemin e ri të të ashtuquajturave ”veturat e mençura policore” duhet të forcohet puna e Ministrisë së punëve të brendshme.

Gjithashtu duhet që të lehtësohet puna e policëve dhe të ndikohet në uljen e korrupsionit. Ky sistem u propovua në qendrën për trajnime të MPB-së, me nismë të Këshillit republikan për siguri në komunikacion dhe rrugë (KRSKRR), në bashkëpunim me ministrinë resore dhe ambasadën e republikës sllovake.

Përfaqësuesit e ”Mosy – siguria publike inteligjente”, prezantuan dy vetura të policisë sllovake, me softuer të integruar për identifikim të veturave dhe shkeljeve në komunikacion.

Ky softuer mundëson lidhje të drejtpërdrejtë të veturës policore dhe policit me bazën e të dhënave nga MPB-ja dhe identifikim të vetures, shoferëve dhe të gjithë të dhënat tjera që lidhen me veturën dhe shoferin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat