Zaev në Vjenë: Zgjedhjet e 11 dhjetorit janë referendum për Maqedoninë

Maqedonia

Zaev në Vjenë: Zgjedhjet e 11 dhjetorit janë referendum për Maqedoninë

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 12:39
Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në Institutin e njohur evropian, Forumi për Dialog Ndërkombëtar Bruno Kreisky në Vjenë, dje ka mbajtur një ligjëratë me temë “Maqedonia në udhëkryq”, në të cilën morën pjesë mbi 120 personalitete të shquar, politikanë, diplomatë, përfshirë këtu edhe ndërmjetësin gjerman për krizë politike në Maqedoni, Johannes Haindl.

Zaev ka folur edhe për zgjedhjet e 11 dhjetorit si dhe krizën politike në Maqedoni.

‘Ne besojmë se Maqedonia mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme më 11 dhjetor. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të reflektojnë në vullnetin e lirë të qytetarëve dhe sundimi i ligjit janë hapat e nevojshëm për Maqedoninë për të ecur përpara’,  deklaroi Zaev.

Ai foli për të ardhmen e qytetarëve të Maqedonisë dhe Republikës së Maqedonisë, planet që ka LSDM për të siguruar një jetë të mirë për shumicën e qytetarëve të cilët sot jetojnë në varfëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat