”Marshi për liri”, kështu foli Zaev

Maqedonia

”Marshi për liri”, kështu foli Zaev

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 20:53
Pamje nga video

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, ka folur për ditën e Kryengritjes popullore në Maqedoni dhe për të ardhmen e popullit të Maqedonisë duke kritikuar politikat e Qeverisë së Maqedonisë. Zaev e ka përmendur edhe një emër ”Luljeta” duke e falemnderuar.

Më poshtë e keni fjalimin e plotë të Zoran Zaev të dërguar deri tek Telegrafi në Maqedoni, nga Shërbimi për Informim në LSDM.

”Faleminderit Luljeta.
Për jetë me drejtësi të Luljetës, Sanjës, Irenës në Maqedoni ,
Për jetë dinjitoze të Vasko-së në Maqedoni
Për jetë të suksesshme të Ivanës në Maqedoni
Për jetë të qetë të Gjorgji-t në Maqedoni
Për jetë për të gjithë ne
Për jetë për të gjithë ne, JETË NË MAQEDONI,jetë në Maqedoninë tonë të përbashkët
Me këtë marsh masovik të qytetarëve
-Marsh rinor
-Marsh i pjekësisë
-Marsh i të ardhmes
Thamë, treguam
Po, ne qytetarët bëmë një bashkim! Ne, individë, grupe, shoqata të qytetarëve, anëtar dhe përkrahës të partive të majta, të larmë, të qendrës, të partive të dhjata, të lëvizjeve demokratike, maqedonasit, shqiptarër, turqët, serbët, vllehët, romët, boshnjakët…ne qytetarët e Maqedonisë.
NE, qytetarët e Maqedonisë e ngremë ZËRIN!
Me çdo hap të fortë që e bëmë në ritmin e daulles,
Me çdo notë me të cilën këndoi shpresa jonë,
Me çdo fjalë të thënë me të cilën e lajmëruam vendosmërinë tonë,
Tingëlloi ZËRI!
Sot, në këtë datë të ndritshme 11 tetor,
Gdhendur me të kuqe në memorinë kolektive të të gjitë brezave të sotëm,
Me zërë të lartë VËRTETUAM
Po, Lufta vazhdon!
Dolëm me mijra sot, në ditën e kryengritjes popullore, në ditën e rezistencës antifashiste, ditën e luftës çlirimtare. Kemi marshuar në bulevardin Partizanski odredi në nder të detashmentit të partizanëve të Shkupit, të Priilepit, Kozjakut, Kavadarit, Krushevës, Manastirit, Kërçovës, Kumanovës…
U ndalëm këtu, afër parkut Gruaja luftëtare, në nder të Vera Aceva, Vera Jociq, Ellpida Karamandi, Fana Koçovska-Cvetkoviq, Mara Naceva, Estrea Ovadia-Mara, Ibe Palikuqa…
U ndalëm afër plloçës së partizanes së parë të guzimshme Nevena Georgieva Dunja, afër shkollës Rade Jovçeski-Korçagin për të dërguar mesazh
Lufta e tyre për liri është edhe lufta jonë të sotme për liri!
Ata u ngritën, luftëtuan dhe fituan. Edhe ne u ngritëm, luftojmë dhe do të fitojmë!
Arma jonë është zëri ynë!
Të nderuar pasardhësit të partizanëve dhe partizaneve të guximshëm,
-Edhe ne luftojmë dhe do ta fitojmë lirinë, drejtësinë dhe barazinë,
-Njësoj si ata që e kanë parë nxitjen në të ardhmë duke e shkrirë borën pa ndaluar, me gatishmëri të tillë edhe ne e zgjedhim të ardhmën.
Të nderuar qytetarë, shoqe dhe shokë, bashkëluftëtarë dhe bashkëluftëtare,
Duhet pasur vetëdije për një qëllim të përbashkët!
Nuk është koha për plane të vogla!
Erdhi koha që na thirri secilin prej nesh individualisht.
Erdhi koha që të jemi të përgjegjshëm dhe ta marrim përsipër përgjegjësinë për ne dhe për brezat e ardhshme.
Erdhi koha për të dhënë premtim Republikës së Maqedonisë, në emër të të gjithëve që i dhanë jetët e tyre për ne, për atdheun tonë të përbashkët dhe në emër të brezave që vijnë pas nesh.
Mu për këtë arsye është me rëndësi ky marsh i qytetarëve i cili e tregon vendosmërinë tonë.
Kemi marshuar për ta kthyer shtetin në duart e qytetarëve.
E marrim prej mafisë dhe familjes së Nikolla Gruevskit!
Kemi marshuar për të kthyer paratë qytetarëve!
Do ti kthejnë deri në denarin e fundit, që kanë vjedhur!
Kemi marshuar për paga dinjitoze për të jetuar dhe jo për të mbijetuar.
Kemi marshuar për punëtorë të mbrojur dhe të kënaqur, për ndërmarrje të vogla dhe të forta që do të marrin ndihmë të madhe nga shteti.
Prej ku paratë?
Prej atje, do të kthejnë paratë e vjedhura!
Pas dhjetorit, Buxheti nuk do të mbushet vetëm nga qytetarët e përgjegjshëm që paguajnë tatimet. Do të mbushet edhe me paratë e vjedhura nga qytetarët që janë shprëndarë nëpër vendet e parajsit!
Kemi marshuar për jetë të mirë të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë!
Kemi marshuar për fëmijët të mos kërkuar lëmoshë në rrugët,
Familjet të mos kenë uri në shtëpitë,
Prindërit të mos qajnë në aeroportet.
Kemi marshuar për strehë për çdo njeri.
Kemi marshuar për shëndetësiqë kuron, jo që vret,
Për njohuri që mëson, jo arsim të cilit bëhemi skllav.
Kemi marshuar për sistem shtetëror që ndihmon, jo që lëndon.
Sot, përsëri është 11 tetor, të nderuar qytetarë,
Unë e di, e dini edhe ju.
11 tetori do të gdhendet me të kuqe. Për shkak se brezat e sotme të cilave u takojmë ne, njësoj si partizanët nga 11 tetori 1941, me vendosmërinë e tyre, guximin, çmendurinë, u ngritën për të mbrojtur idealët që i kishin amanet.Në mbrotjen e vlerave, të së vërtetës dhe të drejtësisë. Në mbrojten e dinjitetin tonë, të së ardhmes së fëmijëve tona dhe të Republikës së Maqedonisë. Siç në 1944 ishte mbrojtur Maqedonia, edhe ne do të arrijmë sukse për të mbrojtur ne, fëmjët tona, Republikën e Maqedonisë.
Qoftë e gëzuar 11 tetori, dita e kryengritjes popullore, të gjithë ne qofshim krenarë!
Ne e shkruajmë historinë. Rrëzojmë një regjim.
E kthejmë lirinë! Hapim rrugën jetës!
Shihni, Vasko, Ivana, Gjorgji
Dëgjoni të gjithë ju.
Marshi i sotëm, marshi ynë është marshi i zërit tonë.
Ky marsh paralajmëroi-Zëri po fiiton!
Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Maqedonisë,
Bashkangjituni, fitojmë, fiton Republika e qytetarëve të Maqedonisë!”(sic) shkruhet në tekstin integral.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat