Alarmante: Për vetëm 9 muaj mbi 3000 të sëmurë nga kanceri në Klinikën për onkologji

Maqedonia

Alarmante: Për vetëm 9 muaj mbi 3000 të sëmurë nga kanceri në Klinikën për onkologji

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 15:13
Ilustrim

Mbi 3000 të sëmurë nga kanceri janë regjistruar vetëm në Klinikën për onkologji dhe radioterapi për këto 9 muaj, deri në 1 tetor të  këtij viti, me çka pritet që deri në fund të vitit kjo shifër të kalojë mbi 4000 raste të reja, konfirmuan nga klinika në fjalë për Fokus. Në këtë numër nuk përfshihen pacientët të cilët kurohen në  shtëpi të tjera shëndeti apo spitale private.

Sipas informative të klinikës, këto shifra çdo vit po rriten në mënyrë alarmante, kurse tek ta më së shpeshti vijnë pacientë që tashmë janë të diagnostikuar.

Në krahasim me këtë vit, vitin e kaluar në klinikë në fund të vitit ishin të regjistruar afër 4000 pacientë të rinj.

Pacientët në këtë klinikë janë prej 17 vjet e më lartë, duke marrë parasysh se më të rinjtë në moshë dhe foshnjat kurohen në Klinikën e fëmijëve.

Deri më 1 tetor të këtij viti nga numri i përgjithshëm i pacientëve kanë ndërruar jetë 72, ndërsa gjatë tërë vitit të kaluar kanë ndërruar jetë 62 pacientë dhe 76 të sëmurë nga kanceri në vitin 2014 .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat