Shkolla në Nerez, drejtorja fajëson Ministrinë

Maqedonia

Shkolla në Nerez, drejtorja fajëson Ministrinë

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 17:41
Shkolla në Nerez

Nuk ka asnjë kërkesë për ri-ndërtimin e shkollës periferike “Bratstvo” në Nerez të Epërm, aty ku nxënësit mësojnë në kushte mesjete. Ushtruesja e Detyrës Drejtoreshë e Shkollës qendrore Jadranka Popovski tha se përmirësimi i kushteve në këtë shkollë varet nga Ministria e Arsimit. Duke mos dashur që me fotografi të jap deklaratë para kamerës së Alsat, ajo premtoi se në një të ardhme të shpejt do të ndërmerren masa për përmirësimin e kushteve në shkollën periferike në Nerez të Epërm.

“Ju kisha lutur ta pyesni ministrin e Arsimit çfarë do të ndërmerr rreth shkollës periferike që gjendet në Nerez të Epërm që të mundësohen kushte më të mira, respektivisht të mundësohen kushte normale për zhvillimin kualitativ të procesit arsimor.... kushtet nuk janë aspak të mira, megjithatë shpresoj që për një kohë të shpejt dhe të shkurtër do të mundësojmë kushte shumë më të mira për ata nxënës”k, tha Jadranka Popovski, U.d. drejtoresh e Sh.F “ Bratstvo”.

Ditë më parë edhe nga Komuna e Karposhit dolën me qëndrim të njëjtë se përgjegjësi për këtë shkollë bie mbi Ministrinë e Arsimit. Nga Ministria e Arsimit hodhën poshtë pretendimet e Komunës së Karposhit duke shtuar se kjo komunë nuk ka dorëzuar asnjë kërkesë për investime në objektet shkollore. Përderisa Komuna dhe Ministria përplasen, nxënësit e shkollës periferike në Nerez të Epërm mësimin vazhdojnë në kushte të vështira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat