Javën tjetër mbahet Panairi TEHNOMA 2016 në Shkup

Maqedonia

Javën tjetër mbahet Panairi TEHNOMA 2016 në Shkup

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 15:36
Ilustrim

Nga 18 e deri më 22 tetor, në Shkup do të mbahet Panairi i 32-të ndërkombëtar TEHNOMA, ku do të prezantohen mbi 160 firma të sferës së metalurgjisë, elektroteknikës, energjetikës, jometaleve, ndërtimtarisë, mbrojtjes dhe sigurisë.

Firmat vijnë nga rajoni, pastaj Italia, Austria dhe Gjermania. Në kuadër të TEHNOMA, për herë të parë do të mbahet aktiviteti ” Technoinvent – Start and Grow”, edicioni i katërt i Panairit për transport dhe logjistikë, Panairi i 17-të ndërkombëtar për artizanate dhe afarizëm të vogël, si edhe Ekspozita e 37-të ndërkombëtare e risive – MAKINOVA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat