Për herë të parë gastroskop 3D në nivel të Shtëpisë shëndetësore-Shkup

Maqedonia

Për herë të parë gastroskop 3D në nivel të Shtëpisë shëndetësore-Shkup

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 17:36
Ilustrim

Video gastroskop më bashkëkohor është instaluar në Poliklinikën e Çairit, me çka për herë të parë vendoset gastroskopi në nivel të Shtëpisë shëndetësore Shkup. Do të kryhen mbi 600 gastroskopi në vit ose mbi 10 për qind nga numri i përgjithshëm të cilat bëhen në nivel të Shkupit. Gastroskopi është në vlerë prej 4,1 milionë denarë.

Poliklinikën e Çairit sot e vizitoi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili deklaroi se punojnë në vendosjen në funksion të gastroskopit dhe deri më tani për këtë shërbim shëndetësor, pacientët janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ose në Qendrën klinike, ku bëhet kjo procedurë intervente diagnostike.

“Mjekja e cila do të punojë në gastroskop ishte për edukim në Turqi dhe në Bullgari dhe për fillim do të ketë mbështetje edhe nga SPQ ‘8 shtatori’. Është paraparë të punohen mbi 600 gastroskopi në vit që do të thotë diçka më shumë se 10 për qind nga numri i përgjithshëm të cilët bëhen në nivel të Shkupit”, tha Todorov.

Sipas tij, kjo do të thotë se për më shumë se 10 për qind do të zbrazen klinikat në Shkup dhe SPQ “8 Shtatori” dhe për po aq do të zvogëlohet koha e pritjes. Theksoi se më e rëndësishme është ajo që pacientët do të mbesin në institucion ku e marrin shërbimin në nivel sekondar.

Drejtoresha e Shtëpisë shëndetësore Shkup, Tatjana Baevska Vuçkoviq, tha se gastroskopi është endoskop fleksibil fibroptik dhe do të kryhet diagnostikë endoskopike në traktin e sipërm gastrointestinal, të ezofagut, stomakut dhe zorrës dymbëdhjetëgishtore.

Drejtori ekonomik i Shtëpisë shëndetësore Shkup, besim koka tha se do të investojnë në metoda të cilat nuk janë shfrytëzuar në Shtëpinë shëndetësore Shkup dhe shërbimet shëndetësore do të jenë më afër qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat