Milloshoski nuk do të kandidojë për deputet

Maqedonia

Milloshoski nuk do të kandidojë për deputet

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 11:24
Antonio Milloshoski

Ish ministri i punëve të jashtme, Antonio Milloshoski, do të ndërojë profesionin. Gjatë zgjedhjeve të ardhëshme ai nuk do të kandidojë për deputet.

Në konferencën për shtyp mbrëmë, ai deklaroi se të gjithë janë listën për kandidatim përveç tij.
“Të gjithë janë në dispozicion të partisë, por unë kërkova që të mos jem në listë të deputetëve”, deklaroi Milloshoski.

Sipas “Fokus”, Milloshoski me shumë mundësi do të jetë noter, pasi që në qendër të Shkupit një kohë të gjatë ka përgaditur zyrë noterie, ndërsa provimin noterik e ka kaluar në fillim të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat