Zaev: Maqedonia qan për ndryshime

Maqedonia

Zaev: Maqedonia qan për ndryshime

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 12:18
Zoran Zaev

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev dje ka vizituar qytetin e Velesit, ku në bisedat me banorët ka porositur se ndryshimet në vend janë të pashmangshme pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

“Politikat e Nikolla Gruevskit janë dëshmi për apatinë në Çarshinë e Velesit. Pasi që edhe nuk ka të rinj, por edhe njerëzit mezi mbijetojnë. Kjo është dëshmia më e fuqishme se Maqedonia po qan për ndryshime. Ndryshimet vijnë dhe ato janë të shëndosha. Kjo është mirë për Maqedoninë. Qëllimi kryesor është që fëmijët dhe nipërit dhe mbesat tona të ngelen këtu”, tha lideri i opozitës maqedonase.

Siç njoftojnë nga LSDM, Zaev i ka vizituar shumë shitore të cilat nuk kanë pasur blerës. Pronarët e firmave mikro dhe të vogla e kuptojnë vetë situatën dhe thonë: “Duhet që nëpër firma të lëshohen më shumë para për popullin që të ketë të harxhojnë më shumë. Me 10 mijë denarë rrogë nuk munden qytetarët të blejnë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat