Manifestim në Shkup, “Qebapi perlë e bashkëjetesës”

Maqedonia

Manifestim në Shkup, “Qebapi perlë e bashkëjetesës”

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 15:15
Ilustrim

Në disa lokacione të Çarshisë së Vjetër në Shkup, nesër do të mbahet manifestimi i tretë me rradhë “Qebapi-perlë e bashkëjetesës”.

Sipas organizatorëve Oda Ekonomike maqedonase-bullgare, Oda Ekonomike e Maqedonisë veri-perëndimore dhe shoqëria “Esnaf”, ky manifestim ka për qëllim promovimin e Çarshisë dhe bashkëjetesës kulturore dhe multietnike, përmes shijes së qebapit.

Në kuadër të këtij manifestimi do të mbahet edhe forumi me debat të hapur për çarshitë si qendra ekonomike, turistike, kulturore të cilat e lidhin rajonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat