“Sot jam këtu për të bërë një marrëveshje dhe e kemi bërë atë me punëtore të tekstilit, me punëtorët në mbarë Maqedoni, sidomos në Shtip, sepse ky qytet gjithmonë ishte edhe sot është një simbol i punëtorëve. Për fat të keq dinjiteti i punëtorit tonë është shkatërruar. 9.5000 denarë është paga minimale. Ka paga nga 6000, 7000, 8000, 9000 denarë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Ai premtoi se në katër muajt e parë, “pasi që të vijë në psuhtet”, paga minimale do të rritet në 12.000 denarë.
“Kjo do të thotë se ai që ka marrë 9.500 denarë do të marrë 12.000 denarë! Ai që ka marrë 11.500 denarë do të marrë 14,500 denarë! Spiralja e rritjes së pagës minimale do të ketë një efekt pozitiv mbi pagat e përgjithshme. Qëllimi është që në fund të mandatit paga minimale të arrijë deri në 16.00 0 denarë. Theksoj, flasim për pagën minimale për shkak se ajo është baza për spiralen e rritjes së pagave të punëtorëve! Qëllimi ynë është që paga mesatare të jetë 30.000! Në një familje me dy prindërit dhe fëmijët të marrin të ardhura prej 1000 eurosh në muaj! Përveç këtyre të ardhurave do të gjenerojmë politika për të kthyer parat prapa te qytetarët. Çdo qytetar do të ketë të drejtën e kthimit të 15% të tatimit mbi vlerën e shtuar që paguhet nga pothuajse të gjitha llogaritë dhe për çdo gjë për të cilën ka shpenzime në shtetin. Kjo do të sigurojë mesatarisht edhe 30.000 denarë të ardhura vetëm në bazë të rikthimit të TVSH!”, tha Zaev.
Zaev premtoi se, se më të varfrit do të paguajnë më pak taksa, më të rrezikuarit do të çlirohen krejtësisht nga të dhënat publike.