Zaev: Në listat e LSDM-së edhe qytetarë të pavarur dhe intelektualë

Maqedonia

Zaev: Në listat e LSDM-së edhe qytetarë të pavarur dhe intelektualë

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 09:24
Zoran Zaev

Nga e mërkura e ardhëshme LSDM do të flas për listat e kandidatëve për deputet me të cilët do të garojë në zgjedhjet e ardhëshme, porn ë lista do të përfshihen edhe qytetarë të pavarur dhe intelektual paralajmëron lideri socialdemokrat Zoran Zaev.

Aktualisht LSDM është e përqëndruar në bisedime me partite politike për nënshkrimin e kualicioneve thekson Zaev.

“Jemi në bisedime me partitë politike, me të cilat po nënshkruajmë marrveshje për kualicion dhe më shum kohë po harxhojmë për qytetarët. Në listat tona do të ketë qytetar të pavarur intelektual, individ, të cilët nuk është patjetër të jenë me librezë partiake të LSDM-së, apo ndonjë partie tjetër, mjafton të jenë opozitarë, të luftojnë kundër këtij regjimi, të luftojnë për jetën në Maqedoni” – tha Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat