Në KSHZ kanë aplikuar 1.011 qytetarë nga diaspora e Maqedonisë

Maqedonia

Në KSHZ kanë aplikuar 1.011 qytetarë nga diaspora e Maqedonisë

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 16:50
Ilustrim

Në KSHZ janë paraqitur 1.011 qytetarë nga diaspora e Maqedonisë

Që nga ora 14:00, sot, një total prej 1,011 qytetarëve të Maqedonisë të cilët përkohësisht punojnë ose jetojnë jashtë vendit nëpërmjet aplikimit elektronik në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) kanë aplikuar për të votuar për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme në Maqedoni.

Nga raporti, 515 janë pranuar, 32 janë refuzuar, ndërsa 464 janë në fazën e përpunimit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se paraqitjet për votim në zgjedhjet e parakohshme për deputetë, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në misionet diplomatike dhe konsullore përfaqësimi i RM-së jashtë vendit apo zyrat konsullore do të zgjasë deri më 11 nëntor, 2016.

Komisioni u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të cilët janë të punësuar përkohësisht ose që banojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e ardhshme dhe informon se regjistrimi mund të bëhet përmes aplikimit elektronik të vendosur në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve: https://dijaspora.sec.mk/.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat