Të rinjtë e Maqedonisë i kanë dyert e hapura të aderojnë në parti politike

Maqedonia

Të rinjtë e Maqedonisë i kanë dyert e hapura të aderojnë në parti politike

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 13:41
Ilustrim

Partitë politike thonë se dyert e tyre janë të hapura për të rinjtë, dhe se në listat zgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit, përfshirja e tyre do të jetë prioritet.

Borçe Stamov nga OBRM-PDUKM-ja thotë se partia e tyre është e njohur për shanset që u jep të rinjve.

“Përveç qëndrimit se të rinjtë duhet të jenë pjesë e politikës, OBRM-PDUKM-ja për dallim nga partitë e tjera politike edhe e praktikon atë“, tha ai.

Për Nora Alitin e BDI-së, BDI-ja është e hapur ndaj të rinjve, tregoi edhe me rifreskimin e kabinetit qeveritar gjatë muajit prill të këtij viti.

“Që nga prilli i këtij viti nga 10 përfaqësues që i kemi në pushtetin ekzekutiv,9 prej tyre janë nën moshën 35 vjeçare. Besoj që kjo është ajo shprehja më kuptimplotë për sa i përket aspiratave tona për të krijuar jo vetëm ardhmërinë e të ringjeve tanë, por për të krijuar rininë e të ardhmes tonë”, thotë për Tv21, Aliti.

Ish-deputetja e LSDM-së, Marinela Mariçiç përveç përfaqësimit të të rinjve, më shumë u ndal tek përgatitja e politikanëve të ri. Ajo tha se politikanët i së ardhmes duhet të mësojë të dëgjojë mendime të ndryshme.

“Gjithmonë është e rëndësishme të keni një sens, të kemi sens në vete, të dëgjojmë tjetrin, të jemi të ekspozuar në mendime të ndryshme”, theksoi ajo.

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu ka ndarë eksperiencën e tij në PDSH, ku siç tha ai që nga mosha 23 vjeç ka qenë kryetar dege. Ai tha se me rëndësi të veçantë është që të rinjtë të jenë aktiv në politikë.

“Tani jemi në prag të përpilim të listave zgjedhore , ju garantoj të gjithëve se rinia do të jetë e përfaqësuar në listat për deputet”, tha ai.

Këtë debat e organizoi Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare “Ohri”, ku të ftuar ishin përfaqësues të të rinjve të partive politike, funksionarë aktual dhe ish-deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat