Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 09:37
Ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në vend zhvillohet në korsi kryesisht të thata dhe pa pengesa apo ndalesa.

Shpeshtësia e komunikacionit në rrugët, jashtë qyteteve, nuk është e theksuar, ndërkaq në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia. Kjo e dhënë ka të bëjë vetëm për pjesën e Maqedonisë.

Njiherit LAMM-ja udhëzon shoferët që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën. Vëmendje të veçantë të kenë ata që lëvizin nëpër gryka mali, pasi që mund të shfaqen rrokullisje gurësh. Gjithashtu, kujdes duhet të kenë veturat që lëvizin nëpër rrugë ku ka punime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat