MASH: Së shpejti shkolla fillore në lagjen Vizbeg

Maqedonia

MASH: Së shpejti shkolla fillore në lagjen Vizbeg

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 20:39
Pishtar Lutfiu

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu priti sot në takim kryetaren e këshillit inicues për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Vizbeg të Shkupit, Halide Palloshi.

Në këtë takim ministri Lutfiu dhe Palloshi biseduan rreth iniciativës së prindërve nga kjo lagje për ndërtimin e objektit të shkollës fillore, me ç’rast ministri Lutfiu e njoftoi se MASH ka përgatitur projektin për ndërtimin e shkollës dhe punimet do të fillojnë në vitin 2017.

Për këtë qëllim, tha ministri Lutfiu, janë siguruar edhe mjetet nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Gjatë këtij takimi, ministri Lutfiu kryetares së këshillit iniciues ia prezantoi projektin për ndërtimin e shkollës së re duke theksuar se kjo shkollë është edhe në programin e ministrisë për vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat