Grubi-Zaevit: Kur t’i vendosni flamujt shqiptarë në Strumicë atëherë do t’ju besojmë

Maqedonia

Grubi-Zaevit: Kur t’i vendosni flamujt shqiptarë në Strumicë atëherë do t’ju besojmë

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 13:14
Artan Grubi

Deputeti i BDI-së dhe shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, e ka vazhduar debatin rreth gjuhës shqipe të cilin e nisi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, duke thënë se në Maqedoni gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare.

Grubi në emisionin ”Polemikë” në televizioni pro-qeveritarë TV Nova, ka thënë se do të mund t’i besohet Zoran Zaevit rreth gjuhës shqipe kur ai do të vëndojë flamujt kombëtarë shqiptarë në Strumicë, komunë të cilën ai vetë e drejton.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe Zoran Zaev duke thënë ”Ahmeti le të shikojë axhendën e vet. Listat tona do të publikohen të dielën, kur e kemi planifikuar kongresin. Të vazhdueshme janë ditët gjatë konsultimeve me partnerët e koalicionit, por shumicën e kohës u kemi kushtuar qytetarëve që do të ketë një vend në këto lista të përbashkëta’, tha mes tjerash Zaev.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat