Ambasada e SHBA-ve në Shkup organizon Mbrëmjen e Zgjedhjeve Amerikane

Maqedonia

Ambasada e SHBA-ve në Shkup organizon Mbrëmjen e Zgjedhjeve Amerikane

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 15:32
Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, më 9 nëntor 2016, me fillim në ora 06:00 sipas kohës lokale, në hotelin "Aleksandar Pallas" në Shkup, organizon një event në pritje të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale 2016, respektivisht Mbrëmjen e Zgjedhjeve Amerikane.

Në orët e hershme të mëngjesit, në këtë ngjarje drejtpërdrejt do të transmetohen rezultatet e votimit në çdo shtet, materiale televizive nga fushata zgjedhore, si dhe informata të detajuara rreth garës presidenciale.

Përveç kësaj, në ngjarje do të ketë në dispozicion edhe materiale informative të shtypura dhe onllajn resurse rreth procesit zgjedhor në SHBA. Në rast se shpallja e rezultateve bëhet më herët, ambasadori Jess Baily është paraparë që të mbajë një fjalim në orën 08:00. Përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë, të komunave dhe institucioneve publike, si dhe anëtarë të komunitetit joqeveritar, akademikë, afaristë, mediatik dhe të komunitetit ndërkombëtar janë ftuar që ta ndajnë me ne këtë ditë të veçantë për politikën e Shteteve të Bashkuara, njoftoi Ambasada në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat