Tanja Karakamisheva: Zaevi mbron orekset shqiptare në dëm të interesave kombëtare maqedonase

Maqedonia

Tanja Karakamisheva: Zaevi mbron orekset shqiptare në dëm të interesave kombëtare maqedonase

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 20:42
Tanja Karakamisheva-Jovanovska

Profesoresha universitare Tanja Karakamisheva-Jovanovska ka akuzuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, se po i mbron orekset e shqiptarëve në dëm të interesave kombëtare maqedonase.

“Për herë të parë nga pavarësimi i Maqedonisë, një politikan maqedonas hapur mbron orekset e mëdha shqiptare në vendin tonë që padyshim i bëjnë dëm interesave kombëtare maqedonase. Dygjuhësia në të gjithë Republikën e Maqedonisë, barazimi i plotë politik ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, pavarësisht se të parët janë minoritet, kurse të dytët shumicë në vend, publikisht diskreditojnë skenën politike maqedonase”, deklaroi Karakamisheva-Jovanovska.

Ajo gjithashtu bëri një përngjasim në mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevvit, duke thënë se nëse i dëgjon nuk kanë dallim, për shkak të premtimeve të tyre të njejta, në lidhje me dygjuhësinë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat