Sipas të dhënave më të reja të KSHZ-së, gjithsej 10.235 shtetas të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendiut, janë paraqitur për të votuar.
Nga ky numër, 8258 janë pranuar, ndërkaq 166 janë refuzuar, ndërkaq pjesa tjetër është në përpunim e sipër. Më tepër të interesuar ka në Bern, Venedik dhe në Detroit.
Arsyeja kryesore e refuzimit të qytetarëve për të qenë në listën e votuesve është dorëzimi gabimisht i dokumentit të lëshuar nga Maqedonia, e jo nga vendi i jashtëm.
Pra, të interesuarit duhet të paraqesin dokument të vendit ku jetojnë, më tepër se tre muaj. Të dhënat e sotme janë përditësuar në ora 14. Afati për paraqitje është deri më 11 nëntori. Të interesuarit mund të regjistrohen në vegëzën këtu.