Kapet grupi i maqedonasve që ka klonuar karta krediti

Maqedonia

Kapet grupi i maqedonasve që ka klonuar karta krediti

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 14:26
Ilustrim

Pesë shtetas të Maqedonisë nga Manastiri dhe Prilepi janë të dyshuar se kanë klonuar karta pagesore në bankomante, gjegjësisht kanë vendosur aparate për lexim të të dhënave që më vonë i kanë përdorur për përpunim të kartave të rrejshme që janë përdorur në Maqedoni dhe jashtë shtetit.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në kumtesën e sotme thekson se ka sjellë Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër pesë  qytetarëve nga Manastiri dhe Prilepi. Të dyshuarit ngarkohen se kanë kryer vepra penale "larje parash dhe kontribute të tjera nga vepra ndëshkuese", "përpunim dhe përdorim të kartelës së rrejshme pagesore" dhe "shoqërim kriminel" sipas dispozitave nga Kodi Penal.

Prokuori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të orghanizuar dhe korrupsionit deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi 1 - Shkup për katër nga të dyshuarit ka dorëzuar propozim për caktim të masës - paraburgim, ndërsa për një person propozoi masa kujdesi - ndalesë për braktisje të vendbanimit, obligim i të akuzuarit që të paraqitet përkohësisht tek personi i caktuar zyrtar ose tek organi kompetent shtetëror dhe marrje të përkohshme të dokumentit të udhëtimit ose dokumenteve të tjera për kalim të kufirit shtetëror, gjegjësisht ndalesë për dhënie të dokumentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat