Milloshoski “riemëroi” OBRM-PDUKM-në për nder të Donald Trump

Maqedonia

Milloshoski “riemëroi” OBRM-PDUKM-në për nder të Donald Trump

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 23:30
Antonio Milloshoski

Pas fitores të republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Antonio Milloshoski ish shef i diplomacisë së Maqedonisë, në rrjetin social në Twitter, OBRM-në (Organizata për Bashkimin e Republikës së Maqedonisë) e riemëroi në “Organizata e Brendshme Republikane e Maqedonisë”, për nder të fitores së Donald Trump.

Partia qeverisëse, me anë të deklaratave të zyrtarëve të saj, nuk mundi të fshehë kënaqësinë e saj me vullnetin e shprehur të votuesve amerikan. OBRM-PDUKM-ja ka mbështetur Trump, si kandidat për president në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat