Zaev: Pushteti i VMRO-DPMNE dhe BDI organizoi skenarin e Kumanovës

Maqedonia

Zaev: Pushteti i VMRO-DPMNE dhe BDI organizoi skenarin e Kumanovës

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 10:15
Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi për TV21 se pushteti ka organizuar ngjarjet e Kumanovës të 9 dhe 10 majit.

Publikimi i bombave i bashkoi qytetarët, e keni parë 17 majin dhe protestat që zgjuan të gjithë

Sipas meje, pushteti ka organizuar Kumanovën, i frikësuar nga pasojat që do ti ndodhnin vendit.

“Ishte tentim i fundit për të nxitur tensione dhe urrejtje midis shqiptarëve dhe maqedonasve, por kjo nuk i ndodhi, sepse qytetarët u treguan të pjekur. “, theksoi Zaev.

Duke folur edhe për rastin “Monstra”, Zaev tha se ai rast do të zbardhet, por jo zbardhje përgjysmë, sepse mund të shkaktojë pasoja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat