Zaev: Paralajmëroj rizgjedhje të përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve

Maqedonia

Zaev: Paralajmëroj rizgjedhje të përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 20:06
Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev paralajmëron rizgjedhje të përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve në shtetin. Kjo, sipas tij, do të ndodhë menjëherë pas 11 dhjetorit.

Mjaft me vuajtjen e qytetarëve  dhe njerëzve  të ndershëm, ndërsa kriminelët dhe banditët nga qeveria dhe bashkëpunëtorët e tyre janë në liri. Edhe  vetëm 30 ditë dhe do të ketë drejtësi! Do të shqyejmë  krejtësisht mprehjen e gjyqësisë së papërgjegjshme me qeverinë kriminale, të korruptuar dhe të pandërgjegjshme të Nikolla Gruevskit. Asnjë gjykatës nuk do të guxojë të dënojë  njerëz të pafajshëm.

Asnjë gjyqtar nuk do të guxojë për të bërë procese gjyqësore të kurdisura. As në ëndërr asnjë gjyqtar nuk do të marrë në konsideratë për të  punuar për kriminelët. Për shkak se kriminelët do të jenë ku  përkasin. Para fytyrës së drejtësisë. Fytyra e drejtësisë do të jetë një sistem gjyqësor krejtësisht i ri, i pavarur, i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm”, deklaroi Zaev.

Ai nënvizon se edhe tani ka individë në gjyqësinë të cilët  me guxim e mbrojnë të drejtën, dhe për këtë kanë pasoja  – atyre u them që të mos shqetësohen. Sakrifica e tyre sot do të jetë përparësia e tyre pas 11 dhjetorit.

Me rizgjedhjen e gjyqësisë – politikanët, pushteti ekzekutiv do të duhet të tërhiqen kthetrat e tyre nga gjyqësia! Rizgjedhja  do të ndodhë  sipas  kritereve që  në disa vende japin  rezultate të dukshme.

Përveç kësaj, numëratorin do ta vendosin në Portën Triumfale për të treguar se si do të kthehet çdo qindarkë të vjedhur nga paratë e qytetarëve dhe do të jetë përmendore për të gjithë, se çdokush i cili do të shkaktojë  të keqen për qytetarët, do të mbajë përgjegjësi”, tha Zaev. “Mos kini asnjë dyshim. Po vjen  koha  kur të gjithë janë të barabartë para ligjit. Gjithkush e meriton drejtësinë. Ju siguroj, do të ketë  kontroll mbi qeverinë dhe do të ketë drejtësi për të gjithë në Maqedoni! Do të ketë jetë për të gjithë në Republikën e Maqedonisë!”, përfundoi Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat