Zaev – de Zulueta: Zgjedhjet e 11 dhjetorit të jenë korrekte dhe të rregullta

Maqedonia

Zaev – de Zulueta: Zgjedhjet e 11 dhjetorit të jenë korrekte dhe të rregullta

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 21:50
Pamje nga takimi Zoran Zaev - Tana de Zulueta

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është takuar me shefen e misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it, Tana de Zulueta.

Bashkëbisduesit kanë folur për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve korrekte dhe demokratike më 11 dhjetor. Ata kanë diskutuar edhe për rëndësinë e misionit të vëzhgimit për vlerësimin e procesit parazgjedhor dhe zgjedhor.

Palët u pajtuan se më 11 dhjetor duhet të ketë zgjedhje korrekte dhe të rregullta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat