Taravari: Partia nuk është një çështje personale, është çështje grupi!

Maqedonia

Taravari: Partia nuk është një çështje personale, është çështje grupi!

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 07:24
Arben Taravari

Disa udhëheqës të nëndegëve të LR-PDSH-së në Kumanovë janë dorëhequr nga kjo parti për shkak të, siç thonë ”mosrespektimit të institucionit të shtabit të nëndegës, kuvendit të degës, vullnetit të shumicës së anëtarëve”.

Në lidhje me këto dorëheqje, media ka kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm të LR-PDSH-së, Arben Taravari, për të ditur diçka më tepër për këto dorëheqje.

”Duke qënë se të gjithë sytë tashmë janë drejtuar tek LR-PDSH, ndjejmë të nevojshme të sqarojmë të gjithë popullin që na shikon si zgjidhjen e shpresën e të ardhmes se në 4 nëndegë të Kumanoves, dhanë dorëheqjen 4 kryetarët përkatës, për shkak se vizioni i tyre ishte për të qënë kryesues dhe në listat zgjedhore, kjo nuk ndodhi dhe kryetarët u larguan nga pozicionet e tyre. Por natyrisht nëndegët janë aty, e nuk është shkrirë asnjëra prej tyre. Partia nuk është një çështje personale, është çështje grupi. As ata që largohen nuk përjashtohen dhe as nuk bëhen papritur njerëz të këqinj! Jo!Këto janë proçese të natyrshme që ndodhin në një parti të madhe. Ka dy lloj rastesh kur nuk ka mosmarrëveshje për listat zgjedhore, ato janë: Partitë e Vogla dhe Partitë Fashiste. Partitë e vogla nuk i njohin këto faza, sepse mezi gjejnë anëtarë për ti kandiduar për deputetë, kurse te partitë fashiste kanë frikë të marrin frymë pa urdhërin e kupolës, e jo më të guxojnë të thonë ndonjë fjalë. Kurse LR-PDSH-ja falë Zotit është një parti e madhe, me orientim demokratik, dhe ndaj ka dhe mosdakordime, por ndodhin të gjitha brenda ekipit, ekip i cili po merr përmasa të një Kombi të tërë.” tha për Telegrafi Maqedoni, Arben Taravari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat