Gruevski në njësin e katërt zgjedhore kundër Zaevit

Maqedonia

Gruevski në njësin e katërt zgjedhore kundër Zaevit

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 13:58
Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski sonte përmes faqes së tij në Facebook njoftoi se betejën zgjedhore ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev do ta filloj në njësinë e katërt zgjedhore. Ai thotë se më 11 dhjetor së bashku me popullin, do ta ballafaqojnë Zaevin me realitetin.

VMRO DPMNE-ja në pushtet para pak kohe i dorëzoi në KSHZ listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, një orë jo e plotë para skadimit të afatit final për dorëzimin e listave.

Sipas listave, Nikolla Poposki në NJZ 1 do t’i mat forcat me Stevo Pendarovskin e LSDM-së, Ivon Veliçkovski nga PL, Dimitar Apasiev nga E Majta, Argan Grubi nga BDI, Idriz Orana nga PDSH, Pavle Trajanov nga Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, Den Donçev që është bartës i listës së koalicionit “VMRO për Maqedoni” si dhe Zekirija Ibrahimi nga RDK dhe Besa.

Në NJZ 2 Nikolla Todorov do të zhvilloj betejë me Oliver Spasovskin LSDM, Jove Kekenovskin, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, Lupço Balkovskin Koalicioni VMRO Për Maqedoni, Kire Buzliev PL, Trajçe Stojanova E Majta, Ejup Halimi BDI, Orhan Ibrahimi PDSH dhe Afrim Gashi RDK dhe Besa.

Ilija Dimovski është aduti i Koalicionit për Maqedoni më të mirë për NJZ3 ku bartës të listave janë Lupço Nikollovski LSDM, Danço Markovski nga PL, Marija Xhons nga E Majta, Nafi Durmishi BDI, Samir Rushiti PDSH, Vesna Stojmenovska Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi dhe Stojanço Angelov nga koalicioni VMRO Për Maqedoni.

Në NJZ 4 krahas Gruevskit dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev bartës të listave janë edhe Danica Jovanova nga PL, Mitko Nikollov nga E Majta, Artan Spahiu BDI, Slobodan Bogoevski Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, Lubço Georgievski nga Koalicioni VMRO për Maqedoni dhe Janko Baçev nga Lëvizja Popullore për Maqedoninë.

Në NJZ5 Antonio Milloshoski nga Koalicioni për Maqedoni më të mirë si kundër- kandidat do t’i ketë Radmilla Sheqerinskën LSDM, Aleksandar Delovin nga Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, Lube Boshkovskin nga Koalicioni VMRO për Maqedoni, Kice Mickovski nga PL, Zdravko Saveski nga E Majta, Agim Shaqiri BDI, Adrijan Huseini PDSH dhe Arben Labenishti nga RDK dhe Besa.

Për NJZ 6 dhe të fundit, Koalicionit për Maqedoni më të mirë emëroi Vlatko Gjorçevin i cili do të zhvilloj betejë me Petre Shilegovin e LSDM-së, Branko Majstorovskin e PL-së, Bilal Kasamin e RDK-së dhe Besës si dhe liderët e partive më të mëdha shqiptare, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Nga VMRO DPMNE njoftuan se bartës i NJZ 7 apo Diasporës do të jetë Ramazan Miftarovski nga Mogorçja e Dibrës.

“Bartës i listës në NJZ 7 do të jetë Ramazan Miftarovski nga Venecia, me prejardhje nga Mogorçja e Dibrës” deklaroi dje Ilija Dimovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat