Ivanovi në Marakesh, merr pjesë në Samitin për ndryshimet klimatike

Maqedonia

Ivanovi në Marakesh, merr pjesë në Samitin për ndryshimet klimatike

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 08:34
Ilustrim

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nga sot e deri të enjten, do të merr pjesë në një vizitë pune në Mbretërinë e Marokut, ku do të mbahet Samiti i ndryshimeve klimatike COP 22.

Në Samitin që mbahet në Marakesh, marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive të 56 vendeve nga e tërë bota.

Përndryshe, në prill të këtij viti, Maqedonia e nënshkroi Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, që u miratua në vitin 2015 në Samitin e ndryshimeve klimatike COP21 në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat