Fetai: Zoran Zaev është përgjuar 1150 ditë

Maqedonia

Fetai: Zoran Zaev është përgjuar 1150 ditë

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 11:29
Konferenca për shtyp e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në Maqedoni

Ka filluar konferenca për shtyp e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në Maqedoni, përmes së cilës publikohen të dhëna për lëndën e re hetimore ”Shënjestra”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Deri tani, në lëndët e PSP-së, si të dyshuar kryesorë janë ish-funksionarë të lartë shtetërorë, si ministra, zv. ministra, drejtorë në DSK, sekretarë kabinetesh, etj.

Në fillim të konferencës, Janeva kujton se më 17 nëntor të vitit 1991 është miratuar Kushtetuta e Maqedonisë, që i garanton të gjithat ë drejtat e qytetarëve, por konstaton se vlerat themelore të kësaj Kushtetute janë shkelur.

Shkelja është bërë sidomos me përgjimet e paligjshme nga ana e DSK-së, ku është shkelur privatësia e qytetarëve të Maqedonisë. Janeva thotë se nuk ka frikë nga askush dhe nuk do të zbmprapset nga asnjë kërcënim, duke punuar në mënyrë profesionale, në plotësimin e mandatin që ka marrë përsipër PSP-ja, në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Fetai: Përfshihen 10 persona, të punësuar dikur në DSK, por edhe tani, nga nivelet më të larta, në nivelet më të ulëta të saj. Këta persona kanë kepërdorur të drejtën zyrtare dhe kompetencën.

Ekziston dyshim se personat kanë keqpërdorur sistemin e përgjimit. Dëshmitë tregojnë se nga 2008 e deri 2015, është përcjellur komunikimi i mbi 40287 numra telefonik, për të cilët nuk janë dhënë urdhëra gjykate për përgjim. Janë kryer përgjime edhe para se të merret një urdhër gjykate, por edhe pasi që ka mbaruar urdhëri, ndërkaq gjithsej janë përgjuar 1541 numra telefonik.

Njëri nga të dyshuarit ka urdhëruar përgjimin e telefonatave të personave të ndryshëm, të afërt me të, por edhe të personave të spektrit politik dhe atij afarist. Ky është i dyshuari kryesor. Përgjimi është kryer pa ndonjë urdhër gjyqësor, duke keqpërdorur potencialin teknik të DSK-së.

Edhe i dyshuari i dytë ka urdhëruar përgjimin e komunikimeve, duke e diktur se nuk ka urdhëra gjyqësorë. A ka përgjuar numra telefonik dhe ka përgjuar biseda të ndryshme të numrave telefonik, sipas dëshirës së tij.

Edhe personat tjerë, i kanë futur numrat në sistem për përgjim, ndërkaq kanë bërë edhe transkriptimin e përgjimeve, pa urdhër gjyqësor. Këto përgjime janë hetuar nga një person tjetër, i cili i ka marrë këto audio transkripta, dhe i ka dhënë te një person tjetër, e më pastaj ky person, përgjimet i ka dhënë te një person i një partie politike. Në fund përgjimet janë dorëzuar në PSP. Aktivitetet janë kryer me urdhër të të dyshuarit kryesor.

Fetai: ”Shënjestra” është e ndërlidhur me të akuzuarit në lëndën ”Puç” janë përgjuar një periudhë të gjatë, pa ndonjë urdhër gjyqësor. 600 ditë është përgjuar Zoran Verushevski, ndërkaq gruaja e tij është përgjuar mbi 800 ditë. Këto janë përgjuar pa asnjë urdhër gjyqësor.

Lideri i opozitës Zoran Zaev është përgjuar 1150 ditë. Shumica e këtyre ditëve përfshihen në periudhën e përgjimit, para marrjes së urdhërit gjyqësorë për përgjim.

Procesi i përgjimit të paligjshëm ka vazhduar edhe në vitin 2016. Prishja e sistemit ka ndikuar në vështirësinë e hetimeve të PSP-së. Për prishjen e tyre, tashmë ka hetime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat