OBRM-PDUKM: LSDM-ja të distancohet nga qëndrimet e Zaevit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja të distancohet nga qëndrimet e Zaevit

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 15:17
OBRM-PDUKM

Toni Trajkovski nga OBRM-PDUKM-ja sot ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën ka kërkuar nga partia LSDM që të distancohen nga qëndrimet e Zoran Zaevit.

“LSDM-ja po ju kërcënohet mediave që mos të publikojnë atë që Zaev u tha diasporës shqiptare në Zvicër, dhe thotë se Marrëveshja e Ohrit nuk është e mjaftueshme dhe se ai e ka zgjeruar atë. Për gjithë problemet me fqinjët ai e fajëson Maqedoninë, bile edhe për çështjen e emrit me Greqinë, i bëjmë thirrje LSDM-së që të distancohen nga qëmdrimet e Zaevit”, deklaroi mes tjerash Trajkovski.

Ai tha se çështja e mbrojtjes së interesave kombëtare dhe mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë janë jetësore për gjithë popullin maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat