Zaevi - Gruevskit: Hajde në duel televiziv

Maqedonia

Zaevi - Gruevskit: Hajde në duel televiziv

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 20:00
Zoran Zaev

Në ditën e parë të fushatës zgjedhore, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i ka bërë thirrje liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, që të dalin në ballafaqim televiziv.

Nga Krusheva, Zaevi iu drejtua Gruevskit me fjalët: ”Hajde Nikolla, urdhëro në duel, që t’i përballim faktet, që të të pyes se çfarë u dhemb qytetarëve, që pastaj të paguash çmimin para ekraneve, për shkak se nuk u tërhoqe tre ditë pas bombave. Nëse je ai që thua se je, nuk do të ikësh. Prano duel ose ik nga fushata në historinë politike të Maqedonisë.”

Nga Krusheva, Zaevi tha se regjimi do të bie në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat