Anulohet seanca gjyqësore kundër Zoran Zaevit për rastin "Ryshfeti"

Maqedonia

Anulohet seanca gjyqësore kundër Zoran Zaevit për rastin "Ryshfeti"

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 13:00
Zoran Zaev

Është anuluar seanca e sotme kundër liderit të LSDM-së Zoran Zaev, pasi që asnjëri prej dy avokatëve të tij nuk u paraqit në gjykatë, edhe pse vetë Zaevi ishte prezent në gjykatë. Avokatët Filip Medarski dhe Jakim Naumov kanë njoftuar paraprakisht gjykatën se pë shkak gjendjes jo të mirë shëndetësor nuk do të jenë të gatshëm të paraqiten në seancë.

Dy anulimet paraprake ishin për shkak të udhëtimeve zyrtare të Zaevit dhe njëherë për shkak të mungesës së avokatëve të tij.

Në Gjykatën Penale në Shkup, sot duheJ të vazhdojë seanca e procesit gjyqësor “Ryshfeti” në të cilin është i akuzuar lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Sipas Prokurorisë, Zaev ngarkohet se si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni lokal Ivan Nikollov-Saçevliev ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga dy euro për 1 metër katror për një vend ndërtimor në Strumicë, për të cilin biznesmeni ka qenë i interesuar ta privatizojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat