Zaev: Punët në Maqedoni patjetër të ndryshojnë

Maqedonia

Zaev: Punët në Maqedoni patjetër të ndryshojnë

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 19:57
Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së në kuadër të fushatës parazgejdhore sot qëndroi në Krivogashtan, dhe të pranishmëve u tha se punët në Maqedoni patjetër të ndryshojnë dhe një nga ndryshimet do të jetë edhe në bujqësi.

“Këtu në Krivogashtan prodhuesit e duhanit duhet ta dijnë, se klasat e blerjes së duhanit do t’i ndajmë në 3 klasa. E para do të subvencionohet me 80 denarë, e dyta me 70 denarë dhe e treta me 60 denarë. Qëllimi i kësaj është që të motivojmë prodhim më cilësor, por edhe më shumë para për qytetarët”, tha mes tjerash Zaev.

Sipas tij, detyra më e vështirë e qeverisë së re do të jetë të sigurojë plasman për prodhimet bujqësore në tregjet që deri tani nuk ka pasur shitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat