Gruevski: Zaev është simbol i shkatërrimit, jostabilitetit dhe papunësisë

Maqedonia

Gruevski: Zaev është simbol i shkatërrimit, jostabilitetit dhe papunësisë

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 20:45
Nikola Gruevski

Në kuadër të fushatës parazgjedhore OBRM-PDUKM-ja sot ka realizuar takim me banorët e Negotinës, ku para të pranishmëve është drejtuar edhe Nikolla Gruevski, i cili Zaevin e quajti si simbol i dështimit dhe papunësisë.

“A doni katër vjet me Zaevin dhe Sheqerinsën? Zaev është 11 vjet e tetë muaj në qeveri në Komunën e Strumicës, ndërsa Sheqerinska më shumë se 20 vjet në politikë. Ata janë simbol o jostabilitetit, shkatërimeve dhe papunësisë. Me ata mund të keni vetëm 4 vjet eksperimente”, deklaroi Gruevski.

Ai gjithashtu në mënyrë ironike tha se ata po humbin disa herë dhe akoma nuk e kuptojnë mesazhin e qytatarëve se kush punon për të mirën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat