Zaev: Me “bombat” kam goditur direkt në ballë kriminelët e pushtetit

Maqedonia

Zaev: Me “bombat” kam goditur direkt në ballë kriminelët e pushtetit

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 08:56
Zoran Zaev

Lideri i partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev mbrëmë  në Kërçovë përmendi një sërë problemesh me të cilat ballafaqohen kërçovarët, për të cilat, siç tha pushteti me vite të tëra s’ka gjetur zgjidhje. Një ndër problemet që ai i përmendi është shkolla e cila për shkak të borxhit, procesin zgjedhor po e mban pa ngrohje. Ai deklaroi se për gjithçka ka para përveç se për fëmijët dhe qytetarët, duke theksuar se koj gjë duhet të ndryshojë.

„Gjysma prej jush ose më shumë, sikur ta dëgjonit atë që unë e kam dëgjuar, njëjtë do të vepronit. E hapa gjithë të vërtetën, godita direkt në ballë të kriminelëve të pushtetit, sepse “u kapën” me popullin tim, me vendin tim. Mund të kem kompani dhe të punësuar, si dhe më së shumti para në botë, por s’ka vend dhe popull tjetër, ky është vendi dhe populli ynë, kjo është Maqedonia”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat