"Shqiptarët nuk kanë arsye pse ta votojnë Zoran Zaevin"

Maqedonia

"Shqiptarët nuk kanë arsye pse ta votojnë Zoran Zaevin"

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 10:42
Zoran Zaev

Analisti politik Xhejson Miko në shkrimin e tij të fundit ka thënë se Shqiptarët nuk kanë arsye që ta votojnë Zoran Zaevin. 

"Zoran Zaev në mënyrë aktive po i lavërdiset votave shqiptare. Ai para disa kohësh deklaroi:' Vlerësoj në votat e shqiptarëve në këtë proces dhe pres që LSDM-ja të fitoje vota shqiptare më shumë prej cilës do parti shqiptare, pasi që ne ia afrojmë të gjitha arsyet në botë që kjo gjë të ndodh'.

Për këtë, kuptohet, shumë gënjehet. Nuk ekziston arsye për shkak të së cilës shumica e shqiptarëve etnik do të votonin për LSDM-në pasi që ato gjithmonë votojnë për liderët dhe partitë e tyre. 

Ashtu si deklaroi Ali Ahmeti: 'Aspak nuk jam i brengosur. Zaevi duhet që të ketë ofertë për shqiptarët, jo vetëm t'i kërkoje votat e tyre pa i ofruar platformë. 

Çka i afron ai shqiptarëve, çka i garanton?'", ka thënë Xhejson Miko, transmeton "Tetova Sot". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat