“Bombat” ndryshuan retorikën ndërsa politikanët ngelën jashtë realitetit

Maqedonia

“Bombat” ndryshuan retorikën ndërsa politikanët ngelën jashtë realitetit

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 22:24
Zoran Zaev

Bombat e opozitës, përveç që shkaktuan ndryshime në skenën politike, gjithashtu ndikuan në retorikën e politikanëve në mitingjet para- zgjedhore që në këtë periudhë përdorin terme nacionaliste, por edhe ofendime- vlerësojnë analistët.

“Federalizim”, “kantonizim”, “dygjuhësi”- janë vetëm një pjesë e termeve nga ana e kreut të DPMNE-së, Nikolla Gruevski nëpër mitingjet. Ai për këto procese të ardhshme e akuzon kreun e opozitës, Zoran Zaev i cili nga ana tjetër vazhdimisht përsërit se Gruevski është “kriminel”.

Në promovimin e kandidatëve të BDI-së, shefi i kësaj partie dhe bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore, Artan Grubi, brohoriti “UÇK, UÇK”, ku iu bashkëngjitën vetëm një pjesë e vogël e të pranishmëve. “UÇK” ishte një prej fjalëve që brohoriti edhe lëvizja Besa në konventën të martën.

Analisti politik Albert Musliu vlerëson se publikimi i “bombave” nga opozita, megjithatë ka ushtruar ndikim ndaj retorikës së politikanëve nëpër mitingjet, kështu që partia në pushtet dëshiron ta largoj fokusin nga përmbajtja e tyre ndërsa opozita dëshiron të tregoj se si nuk duhet të duket jeta shoqërore.

Për retorikën nacionaliste me të cilën frikësohen votuesit, Musliu konsideron se VMRO DPMNE më së shumti e përdor atë gjatë fjalimeve para anëtarësisë, që ta mbaj atë pranë vetes. Këto fraza, sipas tij nuk kanë për qëllim tërheqjen e votave të papërcaktuara.

Edhe analisti për marrëdhënie me opinionin, Goce Paçemski konsideron se “bombat” kanë ndikim ndaj retorikës zgjedhore.

“Sërish dhe me këmbëngulje, politikanët tanë nëpër mitingjet nuk udhëhiqen nga nevojat reale të qytetarëve, por nga supozimet personale. Për këtë, një pjesë e madhe e mesazheve tingëllojnë sikur janë të shkyçur nga realiteti. Gjithashtu, një pjesë e madhe e politikanëve, të pafuqishëm që të ofrojnë zgjidhje për nevojat e vërteta të qytetarëve, sërish dhe me këmbëngulje mbahen në tema skajshmërisht politike për të cilat vlerësojnë se do t’u sjellin më shumë pikë siç janë të drejtat nacionale, përdorimi i gjuhës, vendimi me konsensus, federalizimi etj. Por, nëse gjykojmë sipas reagimeve individuale, atëherë mund të shihet se nuk kalojnë tek qytetarët këto mesazhe. Thjeshtë, qytetarët kërkojnë përgjigje në pyetjet e tyre esenciale e jo hipoteza dhe teori konspiracioni” shton Paçemski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat