Sot në Shkup prezantohen dokumentet nga Forumi i parë për politika publike

Maqedonia

Sot në Shkup prezantohen dokumentet nga Forumi i parë për politika publike

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 09:49
Ilustrim

Fondacioni ‘Friedrich Ebert’, zyra në Shkup, në bashkëpunim me Progres-Instituin për demokraci sociale, do të prezantojë tre dokumente nga fusha e arsimit të dala nga Forumi për politika publike-projekt i inicuar këtë vit.

‘Forumi i parë për politika publike është fokusuar në plitikat arsimore me të gjitha shkallët e arsimit dhe ofron zgjedhje të tërësishme dhe koherente. Përmes punës së vazhdueshme gjatë vitit, përkrahjes eksperte, ndarjes së përvojave praktike dhe dialogut të vazhdueshëm me të gjithë faktorët relevantë nga bashkësia akademike dhe profesionale, pjesëmarrësit e Forumit fituan mundësi për depërtim të thellë në sistemin arsimor në Maqedoni dhe krijimin e propozimeve dhe dokumenteve për politika me tema në të cilat vetë i kanë ndarë si prioritet në fushën e reformave në arsimin e RM-së’, kumtuan organizatorët.

Qëllimi i projektit është që të sigurojë platformë për zhvillim dhe promovim të politikave publike në fusha të ndryshme shoqërore në frymën e vlerave të demokracisë sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat