Zaev: Qeveria vodhi më shumë se 5.5 miliardë euro

Maqedonia

Zaev: Qeveria vodhi më shumë se 5.5 miliardë euro

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 10:29
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, mbrëmë në një tubim në Veles, tha se çdo qytet është ngritur në këmbë, sepse njerëzit duan lirinë dhe demokracinë. Ai theksoi se është duke vijuar koha e ndryshimeve.

‘Kur unë thash se patjetë duhet të jep dorëheqje, Gruevski tha se unë them përralla. Ai gati një vit ka dhënë dorëheqje. Kur thamë se RTVM-në do ta udhëheq një gazetar i pavarur, ai nuk besonte. PSP po punon dhe riktheu sundimin e ligjit. I qëndruam fjalës. Ne do të fitojmë, regjimi do të bjerë. Ne tashmë kemi fituar, tani është në dorë të njerëzve’, theksoi Zaev ndër të tjera.

Zaev, poashtu tha se Qeveria ka vjedhur më shumë se 5.5 miliardë euro. Ai theksoi se të gjithë do tu tregojnë nipërve të tyre sesi e mbrojtën Maqedoninë nga regjimi aktual. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat