Zaevin e nxjerrin me plis në Ditën e Flamurit

Maqedonia

Zaevin e nxjerrin me plis në Ditën e Flamurit

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 15:56
Zoran Zaev

Një pjesë e mediave në Maqedoni, të njohura për lidhjet e tyre me koalicionin qeverisëse VMRO-DPMNE sot me rastin e Ditës së 28 Nëntorit – Festës së Flamurit dhe Pavarësisë së shtetit shqiptar e kanë nxjerrë liderin opozitës, kreu e LSDM-së, Zoran Zaev me plis në kokë.

Në tekstin e shkruar dhe të shpërndarë në shumë portale theksohet se Zaev është një nga politikanët që po angazhohet për federalizimin dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Ndërsa në këtë shkrim thuhet se Zaev ka hapur “Kutinë e Pandorës”, duke i hapur një derë Shqipërisë së Madhe, apo kantonizimit të Maqedonisë. Këtu përmendet takimi i kryetarëve të komunave shqiptare në Ballkan në Tiranë në organizim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat