Zaev: Nga 11 dhjetori fillon jeta në Maqedoni

Maqedonia

Zaev: Nga 11 dhjetori fillon jeta në Maqedoni

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 21:42
Zoran Zaev

LSDM-ja sonte ka mbajtur tubim në qytetin Berovë, ku edhe sonte lideri i kësaj partie Zoran Zaev, me shumë bindje tha se më 11 dhjetor OBRM-PDUKM-ja do të shkojë në histori.

“Askush dhe asgjë nuk mund të ndalë dëshirën tonë të përbashkët për jetë. Po u sjell lajm të mirë, ka vendosmëri, ka shpresë dhe përkushtim, t’i ndihmojmë Maqedonisë. Nga 11 dhjetori fillon jeta në Maqedoni. Kam nderin nga këtu ta them, bëhu gati për jetë Maqedoni, diktatura morri fund. Pesë pikët e planit tonë, do ua ndryshojnë jetën në Maqedoni”, tha mes tjerash Zaev.

Ai shtoi më tej se LSDM-ja do të përqëndrohet në pesë pikat më të rëndësishme të platformës së saj në qoftë se vjen në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat