Poposki: Do të ulim taksat për kompanitë që do të investojnë në sport

Maqedonia

Poposki: Do të ulim taksat për kompanitë që do të investojnë në sport

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:46
Nikolla Poposki

Bartësi i listës së deputetëve në njësinë e parë zgjedhore nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, Nikolla Poposki, sot në Shkup theksoi se me programin e ri ata parashohin zvogëlim të taksave për firmat të cilat do të investojnë në sport.

“E kemi ndërtuar një nga stadiumet më të mirë në Ballkan, ndërsa edhe më tutje do të vazhdojmë në ngritjen e soprtit. Për këtë arsye në programin tonë të ri, parashohim ulje të taksave për firmat që do të investojnë në sport”, theksoi Poposki.

Ai gjithashtu paralajmëroi sjellje të trenerëve nga vendet e huaja, për të sjellur përvojat e tyre në sportin e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat